Reperi kosovar Majk i cili preku suksesin me hit-in “S’jena mo” sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Dashni”. Kënga e cila në një kohë shumë të shkurtër ka marrë mijëra klikime, po pëlqehet jo pak. Mirëpo rreth ritmit të saj kanë lindur edhe polemika. E para që e akuzon Majkun për vjedhje është ish banorja e “Big Brother” Xhensila Pere. Ajo shkroi dje në llogarinë e saj të Facebook se kënga “Dashni” i ngjan shumë me hit-in “Zombie” të reperit francez Maitre Gims. “Unë nuk jam eksperte e muzikës, por sapo e dëgjova këtë këngë m’u duk sikur e kisha dëgjuar dhe më parë. Dhe në fakt, veshi im muzikor nuk më gënjeu, unë e kisha dëgjuar më parë. Dhe kjo kënga e Majkut (me gjithë respektin) është një kopje e shëmtuar e këngës Zombie të Maitre Gims”, ka shkruar Xhensila.