Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Xhensila si kunatë, a gatuan, a bën punë shtëpie? Ja si përgjigjet motra e Bes Kallakut

29/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Xhensila si kunatë, a gatuan, a bën punë shtëpie? Ja si përgjigjet motra e Bes Kallakut

Vetëm pak ditë pasi u mësua se Ana Kallaku, moderatore në Scan Tv, është motra e Bes Kallakut, të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar më shumë rreth saj dhe sidomos edhe marrëdhënies me Xhensilën, e cila këtë vit do të lidhë kurorë me vëllanë e saj.





E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Oktapod”, Ana ka folur edhe për kunatën e saj, edhe pse kjo fjalë nuk i pëlqen fare: “Unë dhe Xhensila jemi pothuajse moshatare, me një diferencë shumë të vogël…” – thotë ajo duke kujtuar se Xheni ka hyrë shumë herët në familjen e tyre, ndaj edhe Anës i duket sikur është rritur me të: “Xheni është bërë pjesë e familjes sonë pothuajse prej 7-vjetësh. Fakti që kemi dhe të njëjtën moshë me njëra-tjetrën, na i ka bërë gjërat shumë më të lehta, flisnim shumë, komunikonim shumë…”


Si moshatare, Ana dhe Xhensila kanë ndarë edhe shumë kohë bashkë, pa e specifikuar veten si kunata, ato kanë qenë më shumë si dy shoqe: “Jemi më shumë si shoqe, madje edhe përpara se unë të zhvendosesha në shtëpinë time, me familjen time, kemi jetuar bashkë dhe unë pothuajse jam rritur me Xhenin.”

E ngacmuar nga Turi për momentin kur Xhensila hyri në jetën e Besit, Ana thotë se e mban mend shumë mirë kohën kur i vëllai kishte nisur t’i fliste për të: “E mbaj mend shumë mirë kur ai më tregonte se po njihej me Xhenin… ‘Të kujtohet ajo vazja që ka qenë të Ethet, Xhensila e Etheve…’ – i pati thënë Besi një ditë dhe Ana, natyrisht që e kujtonte: “Kush nuk e njihte Xhensilën” – shton ajo. I vëllai vijoi t’i tregonte për këngëtaren me shumë emocion dhe që në fillim, e motra e kishte kuptuar se ata të dy ishin bërë për njëri-tjetrin: “Vëllai po fliste me shumë emocione, me shumë ndjenja. Që në fillim më është krijuar ideja se ishin bërë për njëri-tjetrin, ndaj dhe në sytë e mi janë ҫifti ideal…”, – vijon rrëfimin Ana, shkruan “Class”.

Megjithatë, Turi nuk e lë gjithҫka të jetë kaq e ëmbël. “A gatuan Xhensila?” – është pyetja e tij e radhës, si dhe e shumë shqiptarëve të tjerë tradicionalë: “Po pse pyet ‘a gatuan nusja?’, pyetja tipike e jona” – “revoltohet” për një moment Ana, por pastaj kthen një përgjigje po aq të ëmbël për Xhenin sa të gjithë përshkrimin që i bëri më sipër: “Xhensila është shumë e dashur, shumë gojëëmbël, shumë e respektuar, ka bërë të lumtur vëllain tonë, na ka bërë të lumtur të gjithëve. Xhensila edhe gatuan, edhe bën punë shtëpie, edhe punon, edhe është shumë e famshme, si të mos e duash?”

Ah, kur do të jetë dasma? Këtë, Ana nuk është e autorizuar ta thotë: “Do të jetë së shpejti…”, pa rënë pre e provokimeve të Turit.

Në qershor?

Jo!

Në korrik do jetë?

Jo, nuk do të jetë as në korrik… Nuk më takon mua ta them.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
Next Post
FOTOT/ Lori Hoxha në Tiranë, shkon për “vizitë” tek Jonida Maliqi

FOTOT/ Lori Hoxha në Tiranë, shkon për "vizitë" tek Jonida Maliqi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera