Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Xhensila zbulon sekretin e lidhjes së suksesshme me Besin: Në çdo lidhje ka probleme, por…

10/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhensila zbulon sekretin e lidhjes së suksesshme me Besin: Në çdo lidhje ka probleme, por…

E ftuar në emisionin radiofonik “Hangover”, Xhensila Myrtezaj ka ndarë disa sekret e gjëra të pathëna më parë me dy prezantuesit, Roza Lati dhe Ergys Bamçi, si dhe të gjithë dëgjuesit.





E ëmbël dhe e freskët si gjithmonë Xhensila nuk e pati aspak problem të shfaqej në studio që në orët e para të mëngjesit, e pagrimuar. Midis të tjerash Xhensila foli edhe për lidhjen prej disa vitesh me aktorin e humorit Bes Kallaku.

E pyetur se cili është sekreti i lidhjes së tyre 7-vjeçare, ajo tha: “Vetëm komunikimi, probleme ka gjithmonë në çdo lidhje, por komunikimi është gjëja më e rëndësishme sepse zgjidh defektet, defekte që kanë të gjithë, edhe unë edhe Besi”.


E nëse mendoni se Besi bën humor vetëm në skenë, e keni gabim. Ai është lindur për të qenë pozitiv dhe plot energji dhe siç tregon Xhensila edhe përditshmëria është një shfaqje humori. Këtë dhunti të tij ai ia ka përciellë edhe Xhensilës. “Unë kam marrë shumë nga pjesa e tij, ashtu siç ka marrë edhe ai nga unë”.

Një gjë tjetër për fillimet e lidhjes së tyre, që mbase e keni dëgjuar vite më parë, risolli në diskutim Roza. Ajo e pyeti Xhensilën se çfarë bënte kur e shikonte Besin në televizor, ende pa e njohur nga afër. “Më ka pëlqyer shumë si personazh, para se të njiheshim. Është e vërtetë që i thoja mamit që dua ta dëgjoj njëherë atë në televizor pastaj të fle”, ka thënë këngëtarja, duke vazhduar më tej: “Edhe diçka që nuk e dini, në Ethet e së Shtunës kur unë kam qenë 14 vjeç dhe performoja, ndërsa Besi më shikonte, siç më kanë thënë familjarët e tij, dhe thoshte ‘Sikur të pija një kafe me këtë gocën’. Ne jemi lidhur kur unë kam qenë 16 vjeç”.

Pas një fillimi të tillë, që tregon se ata ishin krijuar për njëri-tjetrin ende pa u njohur dhe pas rrugëtimit të ëmbël që ata të dy kanë kaluar, nuk është aspak çudi kur të dëgjoni Xhensilën me ëmbëlsinë e saj të thotë se nuk mund të rrijë dot pa personin e zemrës./Class

Tags: besixhensila
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Rikthehet Nicki Minaj, publikon 3 këngë bashkëpunime me Drake dhe Lil Wayne

Rikthehet Nicki Minaj, publikon 3 këngë bashkëpunime me Drake dhe Lil Wayne








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera