Ermal Mamaqin këtë të shtunë do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e Tv Klan, nëpërmjet programit “Xing me Ermalin”. Komediani i njohur dhe më popullor në rrjetet sociale do të ketë këtë herë një program me dimensione më të mëdha dhe në një studio gjigande. Mirëpo edhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska nuk mund të mos e uronte dashurinë e saj për këtë projekt të ri. ‘E sigurt për suksesin tënd që njeh vetëm rritje i shtrenjti im”, shkruan Ami në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale.