Ylli i serialit “Beverly Hills, 90210” Shannen Doherty, bëri të ditur muajin e kaluar se vuante nga sëmundja e kancerit në gji.
Ndërkohë që tashmë ka treguar se pavarësisht operacionit të kryer për heqjen e gjoksit, sëmundja ka arritur të përhapet edhe në mushkëritë e saj.
Teksa ka folur për Entertainment Tonight, aktorja 45-vjeçare ka rrëfyer se nuk janë trajtimi, kimeo terapitë, të mos pasurit flokë apo të jetuarit pa një gjoks ato që e trembin më shumë, por fakti se si do të ndikojë e ardhmja e saj tek njerëzit e zemrës.