Eshtë një grua e ndryshuar aktorja Courteney Cox, si shpirtërisht ashtu edhe në pamje. Ajo ka rizbuluar vlerën e të qenit origjinal dhe i është shtuar vetëbesimi. Aktorja amerikane 53-vjeçare, ka vendosur të çlirojë fytyrën e saj nga “filler”-at, (substanca për reduktimin e rrudhave) si dhe i ka thënë jo kirurgjisë estetike.
“Tani jam sërish natyrale, të paktën për aq sa munda. E shoh veten më shumë si unë e dikurshmja. Rrudhat janë vijat e buzëqeshjes. Dhe “filler”-at nuk janë më miqtë e mi”.

E penduar për ndërhyrjet ashtu si shumë VIP-a të tjerë, aktorja foli për marrëdhënien që dikur kishte me bisturinë.
“Jam rritur duke menduar se pamja ishte gjëja më e rëndësishme. Eshtë e trishtë sepse kjo më ka shkaktuar vetëm probleme. U përpoqa të mbaja një ekuilibër por më shumë i përkeqësova gjërat. Më ndodhte që takoja një mjek i cili më thoshte: ‘Ke një pamje fantastike po sikur të bëje një gjilpërë këtu dhe një “filler” atje…’ E kështu përfundova duke vënë shtresë mbas shtrese, ndërkohë që mendon se je akoma natyrale pasi është një proces gradual”.

Por sot ajo ka të tjera interesa. Courteney Cox dëshiron shumë një fëmijë.
“E di që është çmenduri por do e doja. Mund të mbaj një shtatzëni me vezoren e dikujt tjetër. Do isha më plaka që e bënë këtë gjë, por do të më pëlqente”.
Aktorja është nënë e një djali 13 vjeç, nga martesa e saj në vitin 1999 me kolegun e saj të “Friends” David Arquette. Ata u divorcuan në vitin 2013./ revistawho.com








