Ylli i “Twilight”, Taylor Lautner do t’i japë së shpejti fund beqarisë me të fejuarën Taylor Dome. E fejuara, që mban të njëjtin emër me të, do të marrë mbiemrin e aktorit kur të martohen. Në një intervistë për “The Kelly Clarkson Show”, 30-vjeçari, bëri shaka për emrin e njëjtë me të fejuarën.
“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, tha aktori.
Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë atë të dy: Tay djali dhe Tay goca. Ata u njohën në vitin 2018 dhe filluan të dilnin bashkë po atë vit, ndërsa shumë shpjet pritet të martohen.








