Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Ylli që nuk kemi – Nga Flavio Qarri

16/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Ylli që nuk kemi – Nga Flavio Qarri

Këtë dekadën e fundit që kam qenë brënda showbiznesit shqiptar kam pasur gjithmonë një si prapamendim konstant. Kurdo ka pasur personazhe e me raste edhe VIP-a, por kurrë në këto vite nuk mbaj mend një aktor që të ketë qënë yll. Dikush që të ishte Timo Flloko i ri, apo Çim Xhepa në varësi të shijeve. Apo një Yllka Mujo e re apo larg qoftë një Tinka Kurti. Do thoni ju që janë këta të “Portokallisë”. Le të themi që më bën më shumë për të qeshur ende kur e mendoj, shikimi i vëngër i Hajrie Rondos te “14 vjeç dhëndër”. Akoma më larg ndonjë burrë nëne që të më gajasë si Roland Trebicka. Oh zot, vetëm emri i tij sjell një paradoks lotësh. Ca nga të qeshurat e ca nga trishtimi se ku përfunduan yjet e vërtetë e si nuk mundëm të kemi një piedestal të hajrit për ta. Mendohu pak dhe më thuaj të vërtetën, sa herë e ke parë “Pallati 176”?





Pikërisht!

Këto ditë u nda nga jeta Demir Hyskja. Shumë e “googëlluan” për herë të parë emrin e tij post mortum pasi u habitën nga gjithë ky nderim. Po ku ishte ky më përpara, do thoshte brezi i ri që e mori vesh kur u nda nga jeta, që ne paskemi pasur dhe aktorë të tjerë përveç Blerim Destanit! Meqë ra fjala, vazhdon ta ketë Blerimi të gjithë repertorin e vet të përqëndruar te ai shikimi si gjysëm kaps me vetullat ngritur dhe bashkuar në një miks habie dhe pseudo sensualiteti?


Ylli i ri i aktrimit që nuk kemi është një tjetër dramë e dukshme e jona. Por nuk është faji i Olta Gixharit. As i Nik Xhelilajt. As i Amos Zaharisë. Oh sa shumë janë përpjekur. Por ajo që ne duhet të kuptojmë është që kur arrijmë te momenti që të kemi një STAR, nga pas është një industri e llahtarshme që ka punuar për të e jo vullneti i askujt. E mbani mend eksperiencën jo fort të mirë të Timo Fllokos në Amerikë. E pra! Por kjo mungesë është fytyra e vërtetë e vjedhjes së një kombi. Të vetmit filma që prodhohen janë ato që regjisori e ka ngjyer pak rrotën e Bordit të Kinematografisë. Nga dy filma shqiptarë që prodhohen çdo vit, rrallë të ndodh që regjisori të jetë krenar për punën e tij. I fundit që unë do guxoja të përmendja si film me të cilin mund t’u tregosh miqve të huaj ndonjë gjë është “Lindje Perëndim Lindje” i Xhuvanit. Kanë kaluar mbi 7 vite që nga prodhimi i pelikulës. Ah pastaj është ai tmerri pafund i filmave me temë komunizmin. Oh zot boll! Boll se as Kinostudio e kohës së Enverit nuk prodhonte aq shumë filma për Partinë. Dhe janë 1 milion shqiptarë të rinj që për t’u identifikuar me kohën e një brezi janë të detyruar të hedhin sytë matanë detit. Si ylli polar që nuk e gjetëm në natën e pafundme të tranzicionit…

Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

Tags: aktoretFilmaFlavio Qarri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Ekskluzive / Aurela Gaçe heq dorë nga biznesi, jo më në “Crazy Calvin”

Ekskluzive / Aurela Gaçe heq dorë nga biznesi, jo më në "Crazy Calvin"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera