Zac Efron ka shqetësuar fansat pasi në daljen e tij të fundit në ekran, aktori 36-vjeçar u shfaq me syze të errëta. Zac ishte i ftuar në The Today Show dhe nuk i hoqi syzet në asnjë momente. Komentet në rrjetet sociale vërshuan dhe fansat u shprehën se “nuk ishte normale, ai nuk është mirë”.
Zac tregoi se bëhej fjalë për një infeksion sysh, por kjo nuk do ta ndalonte që të promovonte filmin e tij të ri, “The Iron Claw”.
“Kam pak infeksion sysh. Por doja vërtet të vija këtu. Është një film i mirë, doja të vija t’ju takoja dhe t’ju rrëfeja gjithçka rreth tij”.









