Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zaimina Vasjari rrëfen njohjen me të dashurin: Në fillim pëlqente shoqen time…

06/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zaimina Vasjari rrëfen njohjen me të dashurin: Në fillim pëlqente shoqen time…

Nga ishujt Maldive, aty ku këngëtarja Zaimina Vasjari postoi një foto me unazë, gjithҫka mori një rrugë tjetër. Lajmet se ҫifti, pas 12-vjetësh, ishte duke kaluar një krizë, rezultuan të vërteta, por ky udhëtim, si për Zaiminën, edhe për partnerin e saj do të vendoste një nisje të re në marrëdhënien e tyre. Për herë të parë në një studio televizive, Zaimina ka rrëfyer më shumë për historinë e gjatë të dashurisë, të cilën për plot 12 vjet e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, këngëtarja ka pranuar se ajo dhe partneri i saj, pak kohë më parë, kanë kaluar një “krizë”, pas së cilës erdhi si një fazë reflektimi udhëtimi në Maldive. Por nuk dinte asgjë për unazën dhe propozimin që e priste në një vend përrallor:





“Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua. Ishte një moment special, shumë i veҫantë” – tregon Zaimina, me sikletin për ta rrëfyer të plotë ngjarjen si ndodhi. “Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi. Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…”

Dhe nuk do të tregojë më shumë, as për ndjesitë e atij momenti special, sepse do që ta ruajë të gjallë në kujtesë vetëm për vete: “Nuk kam shumë dëshirë t’i them detajet e jetës sime private. Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë…” – përfundon Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.


E pyetur nga Rudina se cilat janë planet e mëtejshme, ish Miss Shqipëria tregon se për momentin nuk kanë një datë martese, por edhe ajo do të vijë shpejt:

“Gjërat pa plan janë më të bukura, por pas fejese, dihet, vjen edhe martesa. Ne tashmë e kemi zyrtarizuar lidhjen  edhe me familjet tona, por datë dasme nuk kemi ende.”

Po cili është njeriu që i ka rrëbyer zemrës Zaiminës për 12 vjet me radhë?

Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me rast për të arritur te vajza që donte. E pyetur për këtë moment, këngëtarja thotë se e mban mend shumë mirë: “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”.

Ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike, sepse ai nuk është pjesë e botës së televizionit, por edhe sepse vetë Zaimina nuk do që ta prezantojë në publik: “Kam një partner, i cili më ka shoqëruar plot 12 vite në jetë. Nuk i përket botës së spektaklit, është jashtë kësaj fushe dhe nuk dua ta bëj publik, ta prezantoj, dua ta ruaj vetëm për vete… Pas udhëtimit në Maldive, i cili erdhi si një reflektim, një zgjedhje e ҫiftit për një ribashkim, tani marrëdhënia e tyre është më e fortë dhe më e konsoliduar. Edhe pse nuk ka një datë dasme, të dy e dinë që janë drejt këtij hapi shumë shpejt. Dhe derisa, ai moment të vijë, Zaimina është e fokusuar te biznesi i saj./revistaclass

Tags: zajmina vasjari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Next Post
FOTOT/ Të ndarë, por ish-i dashuri 23-vjeçar nuk i fshin fotot me Olta Gixharin

FOTOT/ Të ndarë, por ish-i dashuri 23-vjeçar nuk i fshin fotot me Olta Gixharin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera