Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

‘Zakoni i shëndetshëm’ që trefishon rrezikun për atak në zemër

26/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Zakoni i shëndetshëm’ që trefishon rrezikun për atak në zemër

Duhet të mendoheni dy herë para se të nxirrni mllefin në palestër: Stërvitja kur jeni i inatosur mund të shkaktojë atak në zemër, sugjeron një studim i ri, i publikuar tek revista Circulation.





Në studim u përfshinë gati 12500 pacientë që kishin pësuar atak në zemër. Të gjithë këta pacientë u pyetën se çfarë po bënin gjatë kohës që pësuan atak. Ata treguan gjithashtu gjendjen emocionale dhe aktivitetet që kishin kryer një ditë para atakut.

Rezultoi që pacientët kishin qenë duke bërë stërvitje dhe ishin më shumë të inatosur në momentin kur kanë pësuar atak në zemër sesa një ditë më parë.


Pasi analizuan të dhënat, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se të qenët i inatosur dyfishon rrezikun për të pësuar atak në zemër – e njëjta gjë vlen edhe për stërvitjen.

Por, nëse stërviteni ndërkohë që jeni të inatosur, rreziku trefishohet, thonë hulumtuesit shkencorë.

Pse ndodh kjo? “Stërvitja intensive dhe xhindosja shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut”, thotë autori kryesor i studimit, Andrew Smyth. Si rezultat, enët e kanë më të vështirë të dërgojnë mjaftueshëm gjak në zemër dhe kjo e fundit nuk mund të marrë oksigjenin që i nevojitet. Kështu shkaktohet ataku në zemër.

Ndërkohë që këto rezultate janë të frikshme, duhet të theksohet se ndodh rrallë që meshkujt e shëndetshëm nën moshën 60 vjeç të pësojnë atak në zemër. Vetëm 3% e meshkujve nga 20-39 vjeç dhe 3.3% e meshkujve të moshës 40-59 vjeç kanë përjetuar një të tillë, sipas një raporti të 2016-ës nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Nëse jeni në këtë grup dhe nuk keni probleme me zemrën, mund të bëni stërvitje edhe kur jeni pak të acaruar. Përfitimet e aktivitetit fizik, si largimi i stresit dhe përmirësimi i shëndetit të përgjithshëm të zemrës, e tejkalojnë rrezikun për atak në zemër tek djemtë e rinj dhe të shëndetshëm.

Burrat mbi 60 vjeç duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi rreziku për të pësuar atak në zemër është më i lartë. Më shumë se 10% e meshkujve të moshës nga 60-79 vjeç kanë përjetuar një të tillë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

E njëjta gjë vlen për meshkujt mbipeshë, që kanë tension të lartë të gjakut ose ata që kanë një histori familjare të problemeve në zemër./Indeksonline

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
FOTOT/ Këta studentë kanë pozuar nudo për një kauzë të veçantë

FOTOT/ Këta studentë kanë pozuar nudo për një kauzë të veçantë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera