Për familjen e këngëtares së njohur Zanfina Ismaili sot është një ditë e vështirë. Bëhen fiks dy vite nga ndarja nga jeta e nënës së saj, për shkak të një sëmundjeje. Dhimbja për njeriun më të rëndësishëm në jetën e njeriut nuk shuhet kurrë, ndaj Zanfina ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë krah fotos me nënën e saj. “Kam menduar që kam për t’u plakur bashkë me ty dhe kemi me përjetu shumë shumë gjëra bashkë. Kurrë se kam menduar që 1 sëmundje na ndan, kaq shpejtë… tash kanë mbet kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që ke pas për mua. Çdo orë, minutë e sekondë më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016”, -ka shkruar ajo./revistawho.com