Ish-pjesëtari i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik ka publikuar në ‘Twitter’ një status në të cilin ka shkruar: “Kërkoj ndjesë për faktin që jam një njeri i keq”, duke i habitur të gjithë ndjekësit e tij. Është e paqartë arsyeja pse këngëtari ka zgjedhur të shkruajë diçka të tillë, megjithatë mendohet se kjo ka ardhur pas deklaratës së ish-kolegut të tij, Louis Tomlison.
Ai është shprehur se pas humbjes nga jeta të mamasë së tij, ka kërkuar një ribashkim të grupit për të kënduar dhe Zayn nuk e ka pranuar ftesën e Tomlison.
Pavarësisht këtyre spekulimeve, Malik nuk ka kthyer asnjë replikë në lidhje me postimin e Louis./revistawho.com