Është publikuar sot për herë të parë një komunikatë e policisë në të cilën Kim Kardashian e tmerruar përshkruan momentin kur persona të maskuar ia rrëmbyen stolitë në vlerë 8.5 milionë dollarë në Paris. 36-vjeçarja u kishte thënë zyrtarëve të policisë se kishte dëgjuar zëra afër derës dhe se kishte thirrur por që askush nuk ishte përgjigjur. Ajo ka treguar se si hajdutët e maskuar e kishin kapur dhunshëm dhe e kishin dërguar në sallën e hyrjes. “Isha me rroba banjo, pa rroba të brendshme. Shkuam në dhomë të gjumit ku me hodhën në shtrat,” ka thënë ajo. Ajo ka treguar se si truproja e saj ishte detyruar t’i dërgonte hajdutët në banesën e saj nën kërcënimin e pistoletës. Ndërsa, recepsionisti ishte lidhur nga hajdutët, sipas saj. Pesë autorë u futën në banesën ku ajo banonte në një hotel në Paris, duke u larguar me stoli në vlerë 8.5 milionë dollarë.
Tre të dyshuar janë arrestuar por vetëm për t’u liruar pasi janë marrë në pyetje në lidhje me këtë vjedhje të madhe./syri.net