Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbardhen vendimet e fundit, drejtorët e ikur nga Top Channel emërohen zyrtarisht drejtues në RTSH

09/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbardhen vendimet e fundit, drejtorët e ikur nga Top Channel emërohen zyrtarisht drejtues në RTSH

Dje, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së u morën disa vendime për këtë radiotelevizion. Disa drejtorë departamentesh u shkarkuan dhe disa të tjerë e emëruan, te të cilët bëjnë përshtypje dy emra që kanë punuar për shumë vite në poste drejtuese në Top Channel, autori i shumë programeve Rezart Aga dhe ish-Drejtori i Lajmeve të Top-it, Bledar Zagonjori. Të dy ata, janë larguar nga Top Channel në kuadër të disa reformimeve që ky televizion ka bërë vitin e fundit, për të nisur një karrierë të re në televizionin publik shqiptar. Me ardhjen e një emri si Rezart Aga që ka qenë autori i parë I programeve si Big Brother, The Voice, apo Master Chef në Top Chanel, mund të pritet blerja e ndonjë patente ose gjallërim i programacionit të TVSH.





VENDIMET

Këshilli Drejtues i RTSH-së, në mbledhjen e djeshme, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi vendosi


Lirimin nga detyra të Drejtorit të Radio Tiranës, Drejtorit të Televizionit Shqiptar, Drejtorit të Aktualitetit, Drejtorit të Programit Satelitor, Drejtorit të Stacioneve Transmetuese dhe lënien e tyre në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme.

Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi:

Emërimin e z. Rezart Aga, Drejtues i Njësisë së Programeve Radiotelevizive.

Emërimin e z. Bledar Zaganjori, Drejtues i Njësisë të Programeve Tematike dhe Lajmeve.

Emërimin e z. Henri Muça, Drejtues i Njësisë Teknike në RTSH./ Revistaclass.al

d8eacd37ecd1b14bbc2babc6db94c4e18fd0af37a713ba29163c3d119254e4d7

Tags: Drejtuesemerimettvsh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?
Breaking News

Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?

07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!
Breaking News

Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!

07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…
Breaking News

Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…

07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?
Breaking News

Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?

07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!
Breaking News

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!

07/12/2025
Next Post
FOTOT/ Kur feston Samanta… Zbulohen detaje nga ditëlindja

FOTOT/ Kur feston Samanta... Zbulohen detaje nga ditëlindja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera