• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbardhet betimi i Xhensilës në altar: Do jem shoqja jote e ngushtë Bes, ti je frymëmarrja ime

Teksa ceremonia e betimit tashmë ka përfunduar dhe të dy bashkëshortët e rinj i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit përpara 400 të ftuarve, “revistawho.com” ka mundur të zbardhë disa copëza të vogla nga betimi i dy të rinjve për dashuri të përjetshme. Ashtu siç edhe pritej, fjala e Besit ishte e mbushur plot me nota humori. Kështu ai iu drejtua Xhensilës me këto fjalë: “Nuk të premtoj që s’do pihem kurrë në jetë, por të premtoj që çdo herë do zgjohem esëll… Të premtoj që do ul çmimin e ujit, Xhensila Myrtezaj, që sot e mbrapa do jesh Xhensila Kallaku”, – ka thënë mes shumë fjalëve të bukura ai, ku sigurisht pati edhe momente serioziteti e me premtime për ndjenja të pakohë…

Nga ana tjetër, Xhensila si gjithnjë romantike ka zgjedhur fjalë zemre për t’ia kushtuar mashkullit të jetës së saj. “Unë Xhensila po bëj realitet ëndrrën time të bardhë… po shoh veten të veshur kështu, po të shoh ty në sy për të besuar që je i vetmi që e bën realitet këtë ëndërr. Bashkë po nisim një fletë tjetër sot…

Unë betohem ta bëj jetën time përgjithmonë tënden dhe të vazhdoj t’i ndërtoj ëndrrat e mia me ty siç kam bërë deri më tani. Të jem bashkëshortja jote, por mbi të gjitha shoqja jote më e ngushtë. Të premtoj sot, për një familje plot jetë e një shtëpi plot dritë… Sot, unë betohem se e jotja jam dhe se mezi pres të kaloj çdo ditë dhe çdo pjesë të mbetur të jetës sime me ty. Ti je frymëmarrja ime Bes, ti do më mungoje mua edhe nëse s’do të të kisha takuar kurrë më parë”, – ka thënë Xhensila, siç raporton “revistawho.com”.