Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbardhet biseda për vdekjen e Ledi Dianës midis Klinton dhe Bler: Ajo ishte një yll, sapo kishte nisur të mblidhte veten

08/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbardhet biseda për vdekjen e Ledi Dianës midis Klinton dhe Bler: Ajo ishte një yll, sapo kishte nisur të mblidhte veten

Toni Bler i thoshte Bill Clintonit se vdekja e Ledi Dianes ishte si një “yll që bie”. 19 vjet pas vdekjes së Princeshës Diana, mediat kanë akoma për të thënë dhe zbuluar nga tragjedia e familjes mbretërore. “Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish­kryeministrit Toni Bler dhe ish­Presidentit të SHBA-­ve, Bill Klinton pas vdekjes së Ledi Dianës në aksidentin e tmerrshëm në Francë, ku mbeti i vdekur edhe Dodi Fajed, i biri i një biznesmeni të fuqishëm arab, transmeton “Balkanweb”. Bler, në bisedat me Klinton hedh dyshime lidhur me raportimet e Policisë franceze, e cila thoshte se automjeti i Dianës lëvizte me mbi 100 km/orë kur ndodhi aksidenti. Bisedat mes Klintonit dhe Toni Blerit janë bërë më 1 shtator 1997 dhe materiali i zbardhur është rreth 500 faqe. Biseda tregon edhe një afrimitet të madh mes Klinton dhe Bler. Ky i fundit i shpreh Klintonit se sa shumë do t’i mungonte Ledi Diana.





NJË PJESË E BISEDËS

Klinton: Toni?


Bler: Përshëndetje Bill. Është një ngjarje e zymtë. Një ngjarje e zymtë.

Klinton: Është e dhimbshme. Vërtet e Dhimbshme. Ishim me pushime me Martën dhe shoqëroheshim nga shumë njerëz që e njihnin atë.

Bler: Herën e fundit që e pashë ishte disa javë më parë kur e ftuam për dreke bashkë me Princin Uilliam. Është djalë i mbarë.

Klinton: Po, tani jam vërtet i shqetësuar për ata fëmijë.

Bler: Ajo ishte si një gurë peshoreje për mënyrën se si i lidhte dy djemtë me botën e jashtme. Uilliami, djali i madh i ngjan shumë. Është tamam me këmbë në tokë.

Ai bën të njëjtat gjëra si bashkëmoshatarët e tij.

Klinton: Më vjen shumë keq për të. Ajo sapo kishte nisur një jetë ndryshe.

Bler: Falëminderit për telegramin e djeshëm dhe për fjalët e mira. Problemi ishte mënyra se si ajo jetonte dhe sillej ndaj shtypit. Vërtet nuk ishte prej familjes

mbretërore, por ama njerëzit e thjeshtë e donin. Kjo i shkaktoi probleme me konsolidimin brenda familjes mbretërore.

Klinton: E di që po kalon kohë të vështira. Doja thjesht të të thoja se mendimet e mia janë me ty.

Bler: Personalisht do të më mungojë. Është si një yll që shuhet. Ajo ishte yll për ta (familjen mbretërore).

Klinton: Çfarë dinë ata? A është roja e sigurisë britanike gjallë?

Bler: Po, është. Dhe mund të na japë disa informata. Ka pasur shumë fjalë këtë pasdite. Ata shkuan në hotel dhe menduan se nuk do t’i shqetësonte askush.

Ambasada dhe qeveria franceze nuk e dinin se ata ishin në Francë. Por mediat u shfaqën shpejt, kështu ata vendosën që të hanin drekë në shtëpinë e Fajedit.

Kur shkuan te mjeti i tyre ai nuk po ndizej. Kështu telefonuan dikë nga hoteli që t’u sillte një automjet. Hoteli u çoi mjetin dhe shoferin. Më duket se shoferi ishte i

dehur.

Klinton: Kësaj i druhesha. Ata të shtypit po e ndiqnin?

Bler: Menjëherë pasi lanë hotelin. Nuk i besoj raportimet që thonë se po ecnin me 100 km në orë. E kam fjalën që unë e njoh Parisin dhe s’mund të ecësh aq shpejt në ato tunele. Ata mund të kenë goditur ndonjë trafikndarëse që automjeti u kthye përmbys.

Klinton: Është një gjë e trishtueshme.

Bler: Po, ishte dikush që ne e njihnim dhe na pëlqente. Sapo kishte nisur ta mblidhte veten.

article-1314472-0B4E152E000005DC-377_468x497

 

 

Tags: bill klintonbisedaledi dianatoni blervdekja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Nëna e Amy Winehouse: Ajo ishte e sëmurë që në adoleshencë

Nëna e Amy Winehouse: Ajo ishte e sëmurë që në adoleshencë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera