Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në ‘Big Brother Vip Albania 4’.
Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer në gjaknxehtësi dhe nuk duroi dot më.
“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, mësohet se ka deklaruar Jozi.