“Maral” titullohet telenovela më e re turke me 40 seri që u transmetua në ekranin e “Tv Klan”. Personazhin e Maral e luan aktorja Hazal Kaya, të cilën e njohim si Nihal e “Dashuri e ndaluar”. Çift me Aras Bulut Iymenli, pasardhësin Bajaziti tek “Sulejmani i Madhërishëm”, ata kanë mundur të rrëmbejnë zemrat e fansave për historinë e bukur dhe kombinimin bashkë.
Ndërkohë në jetën jashtë sheshxhirimit, Maral po jeton një tjetër histori dashurie me aktorin e muzikantin 40-vjeçar Ali Atay, shkruan revista “Story”. Ata nisën të shoqëroheshin në dhjetor të vitit 2013, ndërkohë që mediat dyshojnë se ata mund të jenë martuar në fshehtësi. Ali u bë i famshëm në serialin “Leyla ile Mecnun”.
Pas divorcit nga martesa 5 vjeçare, Atay u lidh me Hazal. Vetë aktorja ka ndarë shumë foto me të dashurin për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar thashethemet e martesës, Atay thuhet se i ka dhuruar Kaya-së një unazë diamanti.