Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ZBARDHET LIGJI/ Dekriminalizim edhe për mësuesit, formulari me detyrim

16/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
ZBARDHET LIGJI/ Dekriminalizim edhe për mësuesit, formulari me detyrim

Të gjithë mësuesit e sistemit arsimor do t’i nënshtrohen procesit të dekriminalizimit. Rreth 35 mijë mësuesit e sistemit arsimor, sipas projektligjit të ri të depozituar në Kuvend, do të kenë detyrimin ligjor që të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, në të cilët duhet të tregojnë nëse kanë pasur precedentë penalë, janë dënuar nga sistemi gjyqësor vendës apo i huaj, apo kanë ndryshuar gjeneralitetet, si dhe nëse ndaj tyre janë marrë masa për dhunë ndaj nxënësve. Në ligjin që është në fuqi, mësuesit nuk kishin detyrim për t’iu nënshtruar procesit të dekriminalizimit. Por me amendamentin e ri të projektligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të firmosur nga tre deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda, vetëdeklarimi do të jetë i detyrueshëm. Sipas propozimit ligjor, mësuesit do duhet të dorëzojnë formularët e dekriminalizimit pranë Departamentit të Administratës Publike. Edhe mësuesve që janë aktualisht në detyrë, do t’u lindë detyrimi për të dorëzuar formularët 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Në raste kur fshihen të dhënat, atëherë mësuesit do të shkarkohen nga detyra dhe do të dërgohen për ndjekje penale. Po ashtu, formularët e dekriminalizimit do duhet t’i plotësojnë dhe profesionistët që ushtrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, apo shërbimet për viktimat e dhunës dhe trafikimit, në sistemin publik dhe në atë privat.





Argumentet

Në relacionin shpjegues të projektligjit theksohet se figura e mësuesit apo personave që kujdesen për fëmijët apo moshën e tretë, duhet të jenë figura të pastra. “Askush nuk do të donte që fëmijët e tij, apo personat e tjerë të afërm, të edukoheshin apo të merreshin nën kujdesin e dikujt nën hetim, apo të dënuar për vepra penale”, thuhet në relacionin e projektligjit. Më tej sqarohet se janë shtuar dhe llojet e veprave penale, të cilat pengojnë kandidimin në funksione publike. “Risia që sjell projektligji, përveç shtimit të subjekteve vetëdeklaruese, është se janë shtuar veprat penale, për të cilat personi nuk mund të emërohet apo zgjidhet në funksionet publike. Janë shtuar veprat penale: “pornografia”, “keqtrajtimi i të miturit”, “shtytja e të miturve në krim”, “dhuna në familje”. Është propozuar që personat subjekt i vetëdeklarimit, sipas nenit 2 të këtij ligji, pra mësuesit dhe profesionistet që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik, pra që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë Departamentit të Administratës Publike brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thuhet në relacionin e projektligjit. 35 mijë mësues të sistemit arsimor do t’i nënshtrohen procesit të dekriminalizimit, në rast se do të miratohet projektligji i ri i depozituar në Kuvend. Projektligji u jep 6 muaj kohë mësuesve që të plotësojnë pranë DAP formularët e vetëdeklarimit.


Propozimet e reja

-Në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa: Neni 2 Në pikën 1 të nenit 3, pas shkronjës “g”, shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje: “gj) mësues dhe profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuara, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik.” Neni 4 Dispozitë tranzitore Personat subjekt i vetëdeklarimit, sipas nenit 2 të këtij ligji, që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë Departamentit të Administratës Publike, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. -Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë: Neni 1 Në nenin 59, pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Gjykata, kur personi plotëson kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, por është dënuar për kundërvajtje penale ose vepër penale të kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, e përjashton atë nga vënia në provë.” -Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar, bëhen këto shtesa: Neni 2 Në nenin 57 bëhen këto shtesa: 1. Pas pikës 4, shtohen pikat 4/1 dhe 4/2 me këtë përmbajtje: “411. Mësuesi i arsimit parashkollor, i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë përmbushur kriteret e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, si dhe pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko-emocional. Vlerësimi psiko-emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”.

Mësuesit do t’i nënshtrohen testit psiko-emocional

Në projektligjet e depozituara në Kuvend, tri deputetet, Albana Vokshi, Mesila Doda dhe Majlinda Bregu propozojnë që mësuesit e sistemit parashkollor t’i nënshtrohen testimit psiko-emocional. “Mësuesi i arsimit parashkollor, i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë përmbushur kriteret e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, si dhe pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko-emocional. Vlerësimi psiko-emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”, thuhet në projektligjin e ri./Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
“Nderimet” për Dashnor Deliallisin dhe fyerja ndaj viktimave të pafajshme

“Nderimet” për Dashnor Deliallisin dhe fyerja ndaj viktimave të pafajshme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera