Është zbardhur skema zyrtare e natës së dytë të Festivalit të Këngës në RTSH, Fest 64, e cila premton një mbrëmje dinamike, të pasur me muzikë, art dhe momente të veçanta skenike. Publiku pritet të përjetojë një program të larmishëm, ku ndërthuren performancat konkurruese me ndërhyrje artistike jashtë garës. Si ne stilin e Sanremos duke qenë Salsano Rapi një aktor komedie sonte do të ndjekim një monolog aktualiteti me subjekt nga drejtësia dhe mjekësia dy fusha kaq të përfolur dhe jetike për të gjithë ne
Sipas skaletës, nata do të hapet me një numër baleti, për t’ia lënë më pas skenën këngëtarëve pjesëmarrës, të cilët do të interpretojnë njëri pas tjetrit këngët në konkurrim. Një nga pikat kulmore të mbrëmjes do të jetë ngjitja në skenë e Gala Dragot, e cila do të sjellë një performancë speciale, jashtë garës.
Në pjesën e fundit të natës, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë edhe performancën e tenorit të njohur Rame Lahaj, një prej emrave më të vlerësuar të muzikës shqiptare në skenat ndërkombëtare. Po ashtu, skaleta përfshin edhe një monolog artistik nga Salsano Rapi, i cili do të trajtojë me nota ironike dhe reflektuese aktualitetin, duke ndalur te sistemi i drejtësisë dhe ai mjekësor në Shqipëri.
Nata e dytë e Fest 64 pritet me interes të madh nga publiku, jo vetëm për këngët në garë, por edhe për praninë e artistëve të ftuar, të cilët i japin skenës së RTSH-së një dimension të veçantë artistik.








