Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale vetëm me dy përbërës

18/05/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale vetëm me dy përbërës

Dhëmbët e fortë e të shëndetëshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt.





Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzeqeshjes.

Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i vecantë.


Një nga problemet më të përhapura sot përsa i përket dhëmbëve është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi.

Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj tek dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë.

AgroWeb ju sugjeron dy prej tyre të cilët në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.

Përbërësit

Gjysmë limoni i shtrydhur

1 lugë çaji xhel aloe vlera

Përgatitja

Për të nisur me këtë kurë natyrale së pari duhet të keni gojë dhe mishra dhëmbësh të shëndetëshëm.

Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën e përreth gojës nga aciditeti i limonit.

Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e më pas me ujë dhe përgatisni trajtimin.

Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.

Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furcën tuaj të dhëmbëve tek masa që përgatitët, aplikojeni tek dhëmbët duke i larë si zakonisht.

Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave.

Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin.

Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi atëherë ndërpriteni.

Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron.

Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Kemal fut Ejlylin në kurth dhe tenton ta përdhunojë, nesër në “Lule të vetmuara”

Kemal fut Ejlylin në kurth dhe tenton ta përdhunojë, nesër në “Lule të vetmuara”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera