Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ZBULIMI/ Burri e hodhi nga dritarja e tualetit, gruaja kishte urdhër mbrojtjeje

05/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
ZBULIMI/ Burri e hodhi nga dritarja e tualetit, gruaja kishte urdhër mbrojtjeje

Liljana Rukaj, vrarë nga burri në mënyrë makabre ishte me urdher mbrojtje nga Gjykata, pas denoncimit të saj për dhunë nga ana e tij. Në vendimin e gjykatës, burri mes gjithë kufizimeve të tjera, ndalohej t’i afrohej të ndjerës më afër se 2 metër distancë. Por, duke qenë se asgjë lidhur me urdhrin nuk funksionoi, ajo përfundoi poshtë pallatit, ku burri e hodhi nga dritarja e tualetit, të zhveshur, shkruan sot “Panorama”. Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, duke postuar urdhrin e mbrojtjes në faqen e saj në FB, kërkon të gjendet fajtori mes institucioneve përgjegjese, se kush prej tyre nuk e mbrojti nënën e dy fëmijëve.





Postimi i Majlinda Bregut 

Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së te ndjerës Liljana Rukaj. Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t’ i afrohet sikur edhe në dy metra distancë viktimës. Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje,
urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij fillon pavarësisht nëse i padituri është njoftuar ose jo. 


Brenda 24 orëve, gjykata u dërgon kopje të urdhrit të mbrojtjes: viktimës dhe personave të tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur kërkesën; zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku viktima, ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes, që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm; komisariatit të policisë së vendndodhjes ku viktima ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes që kanë banim të përkohshëm ose të përher- shëm.

Nese e ndjera Liljana Rukaj ka patur nje urdher mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?

Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar:
-Cfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj?
-Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes?
-Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë veper penale nga Komisariati i
Fierit?

Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!

4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:

Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.

Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë

Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia)

Pushteti Lokal

Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!

Tags: FIERurdher mbrojtjejevrasja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
E gjithë lumturia e Juliana Pashës në një foto…

E gjithë lumturia e Juliana Pashës në një foto...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera