Aktorja turke Hazal Kaya e njohur ndryshe si “Maral” në një intervistë të dhënë për “Milliyet” ka treguar se ka një sëmundje të rëndë. Shumë shpejt Hazal do publikojë projektin e ri, por kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të renë. “Jam diabetike dhe shpesh ndihem e dobët fizikisht. Duhet të hiqja disa kilogramë për këtë rol por është thuajse e pamundur për shkak të sëmundjes”, është shprehur ajo, shkruan “joq”. “Kritikat kanë qenë të shumta por kjo ndodh kryesisht me aktoret, nuk diskutohet pesha kur bëhet fjalë për një aktor. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Nuk ka rëndësi kaq shumë pamja. Duhet të lexoni më shumë libra, të dëgjoni më shumë muzikë, të shihni shumë filma, për të kuptuar se nuk qëndron gjithçka tek aparenca”, përfundoi Hazal.








