“X Factor Albania” nis së shpejti dhe tanimë kjo është zyrtare. Pas audicioneve të cilat janë mbyllur, ishte koha të zbuloheshin anëtarët e jurisë. Teksa aludoheshin disa emra, tani ata janë zyrtarë. Bëhet fjalë për Adi Krastën, Arilena Arën dhe Elhaida Danin. Ndërsa anëtari i katërt do të jetë i ndryshëm për çdo puntatë. Ndërsa dimë se do të jetë nën drejtimin e Alketa Vejsiut, ende nuk është bërë e ditur data kur nis spektakli. Mbetet të presim për një datë zyrtare.









