Lady Gaga është konfirmuar që do të performojë këtë vit në Victoria’s Secret Fashion Show. Lajmi u bë i ditur nga vetë marka e të brendshmeve Victoria’s Secret. Këngëtarja e cila ka pasur një vit të suksesshëm, do performojë këtë muaj bashkë me këngëtarin Bruno Mars dhe The Weeknd. Bruno Mars dhe The Weeknd kanë performuar më parë në shfaqjen e Victoria’s Secret ndërsa për Lady Gaga-n do të jetë hera e parë.