Getoar Selimi është duke xhiruar klipin e tij më të fundit në Tiranë.
Një pjesë nga produksioni i tij i fundit muzikor është duke u xhiruar në një nga pubet e Tiranës.
Gazeta Express ka siguruar ekskluzivisht disa foto nga xhirimet e klipit të reperit. Sipas burimeve pranë tij pritet që ky klip të jetë hiti i kësaj vere. Gjithashtu është zbuluar edhe një pjesë e tekstit të këngës e pikërisht pjesa e refrenit.
“Unë As emrin nuk e di qysh e ka, nuk ka si ajo, nuk ka si ajo.” Ende nuk dihet se kur do të publikohet ky klip dhe nëse reperi do të përfundojë xhirimet në Tiranë apo edhe në Kosovë.







