Sara Hoxha e ftuar në puntatën e 1 janarit në “Më lër të flas”, ka zbuluar disa prej kurioziteteve rreth “Big Brother VIP 3”. Sara tha se numri i konkurrentëve do të jetë sa dyfishi i vitit të kaluar, ndërsa shtëpia është transformuar totalisht dhe është akoma më e madhe. Me këtë rast u publikuan edhe disa pamje nga shtëpia më e famshme në vene. Producentja zbuloi se ky sezon do të jetë një risi dhe do të ketë ndryshime të mëdha, të cilat në fillim nuk do të përkrahen lehtë nga publiku, ama sipas saj me kalimin e kohës do të pëlqehet nga audienca dhe do të jetë një sezon fenomenal.









