Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë pamje nga ambientet e shtëpisë së edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke konfirmuar se përgatitjet për spektaklin janë drejt përfundimit.
Në postimin e saj, ajo shkroi: “Mirëmëngjesi Big Brother VIP Albania”.
Reality show-i i njohur, i cili pritet të nisë në dhjetor, është duke finalizuar çdo detaj për shtëpinë ku banorët e rinj do të jetojnë. Shumë emra të njohur janë përfolur si konkurrentë të mundshëm, por ende mbetet për t’u zbuluar se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni.