Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë të martuar me njëri-tjetrin prej më shumë se një viti dhe së shpejti do të organizohet një dasmë e dytë. Çifti i njohur ligjërisht u martua në 13 shtator të vitit të kaluar, por nuk pati një dasmë religjioze. Tashmë dita e dasmës së tyre të dytë po afron dhe Hailey e Justin po merren me përgatitjet e fundit. Sipas burimeve të “E! News” të ftuar do të jenë familjarët dhe miqtë e ngushtë të kishës, sepse dasma e tyre do të organizohet në intimitet të plotë. Siç duket Hailey dhe Justin nuk duan një dasmë të madhe dhe do të jetë shumë e fokusuar tek feja dhe ana shpirtërore. Është mësuar se përpara ditës së madhe Hailey do të shkojë në një qendër spa për t’u kujdesur për lëkurën e saj. “Masazhi limfatik ndihmon në pastrimin e toksinave nga trupi dhe Hailey donte që ta niste përpara javës së dasmës, që lëkura e saj të shkëlqejë atë ditë. Asaj i pëlqen shumë eksperienca detox, sepse e relakson dhe i jep mundësinë për të qartësuar mendjen e saj nga orari i ngjeshur”, kanë thënë burimet. Gjithashtu është mësuar se modelja po kujdeset shumë këto kohë për trupin e saj që në ditën e martesës të jetë në formë perfekte. /revistawho.com