Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohen prapaskenat, ja pse u ndanë Pirro Çako dhe Sisi

21/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbulohen prapaskenat, ja pse u ndanë Pirro Çako dhe Sisi

Historia më e pazakontë e showbizit shqiptar, pikërisht ajo e kantautorit 53- vjeçar dhe të dashurës së tij 24 vite më të re, Sisi Ujka, ka marrë fund. Siç ju njoftuam ekskluzivisht ditën e enjte në “revistawho.com”, Pirro Çako është ndarë nga partnerja e tij pas pesë vitesh lidhje. Edhe pse dy ish-të dashuruarit nuk kanë dhënë asnjë motiv konkret që i çuan në ndarje (duke preferuar që ta mbajnë për vete arsyen), sipas miqve të përbashkët, një nga shkaqet ishte pasi nuk ranë dakord për sjelljen në jetë të një fëmije, shkruan sot “Panorama” Sisi ka qenë ajo që kishte shprehur dëshirën në çift për të sjellë në jetë një fëmijë, por që Pirro nuk e ka pranuar, duke qenë i vendosur se pranonte të qëndronte në lidhje, vetëm nëse partnerja kërkonte një marrëdhënie të tillë, pa nevojën për të hedhur hapa të tjerë, siç mund të ishte martesa. Ata prej vitesh bashkëjetonin në shtëpinë e tij në Tiranë te Liqeni Artificial, që i mbeti pas divorcit nga sopranoja Inva Mula, dhe për çudinë e të gjithëve, Sisi, edhe pse shumë e re në moshë, ishte partnerja ideale për Pirron, sa i takon komoditetit që i krijonte në krijimin e hapë- sirave që kërkon një artist në bashkëjetesë. Për ata që i njihnin nga afër, ajo ishte një familjare e dedikuar dhe që e llastonte muzikantin, duke u sjellë si një zonjë e vërtetë shtëpie. Jeta e tyre në çift nuk ishte nga ato të shfrenuarat, me udhëtime të shtrenjta dhe shpenzime të shumta, por një jetë e qetë modeste, larg zhurmës dhe publikut. Kjo ishte çfarë i duhej Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me Inva Mulën, ku për shumë vite kishte bërë dadon e djalit, Anthony, siç ishte shprehur.





pi2

Madje, rikthimi i tij në Shqipëri ishte një rebelim për jetën e zakonshme dhe të mbyllur atje, për t’iu rikthyer muzikës dhe krijimit. Për këtë arsye, vitet e para të rikthimit në Tiranë ishin një boom artistik për Pirron, i cili pati një produktivitet të madh, duke krijuar këngë të shumta për veten dhe të tjerët.


PIRRO & SISI, ÇIFTI QË DËSHMOI SE DASHURIA NUK NJEH MOSHË

Pesë vite më parë, kur “Panorama Plus” zbuloi historinë e dashurisë së Pirro Çakos me studenten 21- vjeçare nga Shkodra nëpërmjet edhe disa fotove të bëra nga paparaci, shumë persona shfaqën mosbesim se si mund të funksionojë një marrëdhënie me diferencë moshe mbi dy dekada. Pirro, babai i një djali tashmë student, në atë kohë, pas disa lidhjeve të dëshuara në Tiranë, gjeti paqen te Sisi, pasi nisi një marrëdhënie serioze me këtë vajzë, që s’kishte aspak lidhje me muzikën.

pirro-473x639

Lidhja u zbulua gjatë publikimit të albumit të tretë të Pirro Çakos me titullin “Ashensor” së bashku me një klip me të njëjtin titull, që vetë Sisi deklaroi se i dedikohej asaj. Në vargjet e këngës, të shkruara nga vetë Pirro, ai e përshkruante ndjenjën që kishte për partneren kështu: “I verbuar kam ngritur duart, nuk do të ketë një tjetër më në jetën time…” Pas publikimit të këngës bashkë me klipin “Ashensor”, i drejtohej Pirros publikisht në Facebook me dedikimin: “Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura, zemër!”, duke njoftuar miqtë e saj se ishte një dhuratë nga Pirro, për lidhjen e tyre që ishte thelluar me bashkëjetesë në shtëpinë e Pirros në Tiranë.

Prej shumë personave kjo histori e një burri të divorcuar me një vajzë që ende s’kishte nisur jetën u pa me skepticizëm edhe për faktin se Sisi nuk ka asnjë lidhje me artin, pasi është diplomuar për Shkenca Politike. Por ajo e dha përgjigjen e saj më 20 nëntor të vitit të parë të lidhjes, kur Pirro kishte ditëlindjen e 48- të.

Ajo postoi në Facebook tortën që i kishte përgatitur atij, që ishte një piano mbi të cilën shkruhej: “Pirro, edhe 100 vite plot lumturi për ty, zemra ime!”. Madje, ajo nuk hezitoi më tej me dedikime të tipit: “Faleminderit që ekziston dhe që ma zbukuron çdo ditë, duke më dhuruar vetëm lumturi përkrah teje zemër!” Tashmë që gjithçka ka mbaruar, nuk dihet ende nëse ndarja ka qenë me mirëkuptim, apo ka ndodhur ndonjë konflikt mes tyre që e ka detyruar Sisin të largohet nga shtëpia e Pirros, ku jetonte prej vitesh. /PANORAMA/

Tags: pirro cakosisi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Kështu dukej Ivanka Trump përpara operacioneve plastike (FOTO)

Kështu dukej Ivanka Trump përpara operacioneve plastike (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera