Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohen testamentet sekrete të Giorgio Armani-t: Kush do të marrë në dorë perandorinë e modës?

12/09/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbulohen testamentet sekrete të Giorgio Armani-t: Kush do të marrë në dorë perandorinë e modës?

Bota e modës është tronditur nga zbulimi se Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta më 4 shtator në moshën 91-vjeçare, kishte lënë pas jo një, por dy testamente – një të datës 15 mars dhe një tjetër më 5 prill. Përmbajtja e tyre u bë publike më 12 shtator nga disa media ndërkombëtare, duke hapur menjëherë diskutime të mëdha mbi të ardhmen e markës së tij.





Sipas dokumenteve, Fondacioni Giorgio Armani do të marrë kontrollin e shtëpisë së modës që mban emrin e tij, duke vazhduar trashëgiminë që stilisti nisi që në vitet ’70.

Një pjesë e planit është edhe shitja e aksioneve të kompanisë Giorgio Armani SpA. Brenda 18 muajve nga hapja e testamentit, 15% e tyre pritet të shiten, me mundësinë që blerësit të jenë një nga gjigantët ndërkombëtarë: LVMH, L’Oréal ose EssilorLuxottica. Në një fazë të dytë, tre deri në pesë vite më vonë, është parashikuar shitja e më shumë aksioneve – deri në 54.9% – ose një IPO, në varësi të zhvillimeve të tregut.


Në testament, Armani ka theksuar qartë se përparësi duhet t’i jepet grupit francez të luksit LVMH, në pronësi të Bernard Arnault, njeriu më i pasur i Francës. Dy opsionet e tjera të preferuara të tij janë L’Oréal dhe EssilorLuxottica, me të cilën marka Armani ka një partneritet afatgjatë.

Stilisti nuk e fshehu kurrë qëndrimin e tij për pavarësinë e kompanisë, të cilën e quante një “vlerë themelore”. Megjithatë, ai kishte vendosur që trashëgimtarët të marrin në konsideratë edhe kompani të tjera të industrisë së luksit me të cilat kishte bashkëpunuar ndër vite.

Armani ishte aksionari i vetëm dhe drejtuesi kryesor i Giorgio Armani SpA, të cilën e themeloi së bashku me partnerin e tij, Sergio Galeotti. Ai ruajti gjithmonë kontrollin e plotë të kompanisë, duke refuzuar shpesh oferta nga grupet më të mëdha të luksit botëror. Vetëm në vitin 2024, kompania regjistroi të ardhura prej 2.3 miliardë eurosh, duke u shtrirë përtej modës edhe në hotele, restorante, klube nate, kozmetikë e deri tek çokollatat.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?
Breaking News

Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?

07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!
Breaking News

Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!

07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…
Breaking News

Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…

07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?
Breaking News

Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?

07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!
Breaking News

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!

07/12/2025
Next Post
Reperi i njohur heq dorë nga të gjitha koncertet në SHBA, ja arsyeja 

Reperi i njohur heq dorë nga të gjitha koncertet në SHBA, ja arsyeja 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera