• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Meghan dhe Harry po largohen nga Kate dhe William

Kur Meghan Markle dhe Princ Harry treguan që do largohen nga Kate dhe William për të jetuar në një tjetër shtëpi, fansat në internet arritën në konkluzionin që ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Dickie Arbiter, dikur zëdhënës për shtyp i Mbretëreshës Elisabeth më në fund ka dhënë shpjegime për këtë çështje duke sqaruar të gjithë tymnajën e krijuar.

“Arsyeja pse çifti mbretëror po ikën nga ‘Kensington Palace’ është se vendi ku aktualisht jetojnë në pallatin mbretëror është shumë i vogël. Ata jetojnë në një shtëpi që ka dy dhoma gjumi dhe vetëm një dhomë ngrënieje dhe pritjeje për miqtë në katin e parë. Ata nuk kanë oborr dhe nuk kanë mjaftueshëm hapësirë sa për të jetuar një familje në mënyrë të rehatshme. Harry tashmë është i martuar dhe i duhet të krijojë një zonë komforti të re që është e përshtatshme për bashkëshorten e tij dhe për fëmijën që do vijë në jetë. Nuk ka asnjë konflikt mes tyre, arsyeja është vetëm kjo, praktike dhe e kuptueshme”,-shpjegon Arbiter për ‘Us Weekly’.

Siç edhe mund ta kuptoni ndonjëherë gjërat nuk janë aq të komplikuara sa duken. Meghan dhe Harry kanë një marrëdhënie shumë të mirë me Kate dhe William. /revistawho.com