Një foto e Ledrit në spital, ku shihej duke marrë serum, i shqetësoi fansat e reperit. Ishte vetë Sara ajo që tregoi se Ledri kishte përfunduar në spital teksa të gjithë prisnin me padurim për të mësuar çfarë kishte ndodhur. “Gazeta Express” ka mësuar se nuk bëhej fjalë për një problem të madh shëndetësor.
“Ai ka marrë disa vitamina pasi ka një mori koncertesh, diku te 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të ketë shëndet të mirë dhe imunitet për të përballuar orarin e ngjeshur”, ka thënë një burim i afërt me Ledrin për “Express”.