Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet binjaku i Tokës, ja planeti me kushte ideale për të jetuar

15/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Zbulohet binjaku i Tokës, ja planeti me kushte ideale për të jetuar

Astrofizikanët nga Observatori Jugor Evropian (ESO), deri në fund të gushtit do të japin detajet për një eksoplanet të ri, një “binjak” të Tokës, në orbitën rreth yllit Proksima Centauri – sistemin më të afërt me Sistemin Diellor, shkruan Der Spiegel. Planeti i ri, i cili ende nuk është emëruar, mendohet se ka ujë të lëngshëm – që është kusht i rëndësishëm për ekzistencën e jetës aty, transmeton Telegrafi. Kurrë deri sot astronomët nuk kanë zbuluar planet aq të ngjashëm me Tokën, e që është vetëm 4.24 vite dritë larg. Zëdhënësi i ESO-s, Richard Hook, ka thënë se është i njohur me artikullin, por nuk pranon të komentojë. “Ta gjesh këtë trup kozmik ishte punë shumë e vështirë”- citon gazeta një astrofizikan që ka kërkuar të flasë në kushte anonimiteti. NASA (agjencia amerikane hapësirës) njoftoi një vit më parë se zbuloi një eksoplanet të ngjashëm me Tokën, por shumë larg: 1400 vite drite. Eksoplaneti i quajtur Kepler-452b, ka rreze 60 për qind më të mëdha se Toka, dyshohet se ka masë shkëmbore, një atmosferë të trashë dhe një sasi të madhe të ujit. Kepler-452b është një nga dymbëdhjetë eksoplanetet e reja të listuara në katalogun e fundit të zbulimeve nga teleskopi hapësinor Kepler. Që këto eksoplanete të jenë të regjistruara, duhet të kenë diametër të dyfishtë në krahasim me Tokën, duhet të jenë në orbitë të yjeve jashtë Sistemit Diellor dhe që uji në sipërfaqe të tyre të jetë në formë të lëngshme – gjëra këto që e bëjnë potencialisht të banueshëm./opinion.al






Tags: binjaku i tokesidelae per te jetuarzbulohet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…
Breaking News

“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…

29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
Next Post
Mbrohet “artisti” që krijon kukulla për pedofilët

Mbrohet “artisti” që krijon kukulla për pedofilët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera