Pak ditë më parë, Flor Mumajesi dhe Arilena Ara bënë të ditur përmes një fotoje se do të vinë me një bashkëpunim. Por surpriza është se ky bashkëpunim do të jetë ‘Nallane 3’. Pas suksesit të dy këngëve të para në bashkëpunim me Dj Vicky, Flori ka menduar të bëjë pjesë të projektit edhe Arilenën. Mezi po presim ta dëgjojmë, pasi me siguri edhe kjo këngë do të kthehet në një hit.








