Shqipëria pritet të prezantohet këtë vit në festivalin e madh europian, ‘Eurovision’, nga këngëtarja Jonida Maliqi. “Ktheju Tokës” është një këngë mjaft e ndjerë për jetën e shqiptarëve që janë dashur të përballen me emigracionin. Ditën e sotme ‘Eurovision’ ka publikuar edhe ditët kur do të performojnë shtetet sipas netëve gjysmëfinale. Jonida Maliqi do të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.
Më herët Jonida ka treguar se këngën do ta mbajë në gjuhën shqipe, duke qenë se dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë. Kënga është pritur shumë mirë edhe nga publiku i huaj dhe ka marrë mjaft vlerësime pozitive, duke e cilësuar shpeshherë edhe si një kryevepër. ‘Eurovision’ do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj. /revistawho.com