Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet drama e madhe në Kombëtaren shqiptare, ja kush janë dy njerëzit që futën përçarjen në ekip

26/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbulohet drama e madhe në Kombëtaren shqiptare, ja kush janë dy njerëzit që futën përçarjen në ekip

Largimi i Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nuk ka ardhur nga rastësia apo nga një gjaknxehtësi e momentit për mos aktivizim në ndeshjen ndaj Italisë. Por kjo përplasje i ka fillesat rreth një vit më parë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e kampionatit evropian.





E gjitha kjo situatë e rëndë në kampin kuq e zi, ku u largua Xhaka dhe Abrashi ka një shkak dhe shkaktar.

Shkaktar për situatën aspak normale dhe të trazuar në grupin e lojtarëve të Kombëtares që po përjetohet në ditët e fundit ka dy shkaktar, ish-zv/trajneri Paolo Tramezzani dhe sulmuesi Armando Sadiku që njëri direkt dhe tjetri indirekt kanë ndikuar në prishjen e harmonisë në grupin e lojtarëve të Kombëtares.


Si nisi përçarja në Kombëtare?

Pas kthimit të Tiranë pas kampionatit evropian, Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se u rikthyen në ekip përplasjet midis lojtarëve si në kohë kur kombëtarja drejtohej nga i ndieri, Medin Zhega.

Këtë herë njeriu që futi përçarje dhe diferencime sipas lojtarëve të Kombëtares është zv/trajneri italian Paolo Tramezzani.

Lojtarët të Kombëtares kanë treguar se gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes me Francës, në fushë po luante ekipi që do të zbriste përballë “gjelave” që nga minuta e parë, Tramezzani, me një stil arrogant ka larguar nga fusha dhe nga formacioni mesfushorin Odise Roshi.

Kjo sjellje e Tramezzanit është bërë para të gjithë lojtarëve të pranishëm në stërvitje.

Lojtarët kanë treguar për SYRI.net se trajneri italian i ka marrë jelekun Roshit dhe ia ka dhënë mbrojtësit Andi Lila. Veshja e jelekut një ditë para ndeshjet nën kupton se ai lojtar do të jetë në formacion që nga minuta e parë në ndeshjen që pritej të luhej ndaj Francës.

Askush nga lojtarët nuk e ka kuptuar këtë sjellje të Tramezzanit me mesfushorin shkatërrues, Odishe Roshi dhe arsyen e vërtetë pse ndodhi. Vetë Roshi pas këtij veprimi është parë i rënduar psikologjikisht gjatë gjithë kohës, kanë thënë lojtarët e kombëtares të cilët ndodhen në Tiranë.

Mesfushori fierak është shprehur se Tramezzani është duke i shkatërruar karrierën pasi aktualisht është larguar nga skuadra e Rijekës ku luajti sezonin fundit. Roshi priste që të bënte një paraqitje të mirë me kombëtaren në Europian dhe të firmoste me një skuadër tjetër.

Por kjo vështirë të ndodh për shkak të minutave të pakta që Roshi luajti gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian, dhe sjelljes së ndihmës trajnerit Tramezzani në stërvitje.

Pse Armando Sadiku?

Qëndrimi i kombëtares shqiptare në Francë është shoqëruar me shumë probleme dhe polemika midis stafit të trajnerëve dhe lojtarëve.

Burime nga kombëtarja i thanë portalit Syri.net se lojtarët nuk e kanë mirëpritur aktivizimin Sadikut që nga minuta e parë 3 në ndeshjet në grup që luajti Shqipëria.

Armando Sadiku në syrin e lojtarëve është kthyer në personazh komik ku të gjithë i gjuanin kokës dhe e thërrisnin “Lek Plepi”.

Ironia dhe tallja e lojtarëve të kombëtares me Sadikun nuk është ndalur as pas golit që shënoi ndaj Rumanisë ku vazhdimisht me tallje i kanë thënë “ hë se një gol shënove o Lek Plepi”.

Mungesa e respektit nga ana e lojtarëve të tjerë për Sadikun buron nga trajtimi i diferencuar që ka pasur nga trajneri Paolo Tramezzani.

Burimi nga brenda kombëtares thotë se lojtarët asnjëherë nuk e kanë përshëndetur aktivizimin e Sadikut nga minuta e parë pasi sipas tyre nuk e ka merituar dhe lidhja me vajzën e Tramezzanit ka ndikuar në aktivizimin e tij./syri.net

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Aksident i frikshëm në një qendër tregtare, shkallët lëvizëse ndryshojnë drejtim dhe…

Aksident i frikshëm në një qendër tregtare, shkallët lëvizëse ndryshojnë drejtim dhe…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera