Prej kohësh është bërë me dije se do të nisin xhirimet e ‘The Eternals’, filmi që prodhohet nga gjigandi ‘Marvel’. Deri tani është zbuluar vetëm emri i Angelina Jolie, e cila ka pranuar ftesën dhe do jetë protagoniste. Por burime për ‘MCU Cosmic’ kanë treguar se së fundmi kanë nisur bisedime nga ana e kompanisë kinematografike që pjesë e filmit të bëhet edhe Keanu Reeves i njohur për rolin e tij në ‘Matrix’.
Mendohet se ai do jetë krah Angelina Jolie për të realizuar xhirimet, por ende nuk ka një zyrtarizim të lajmit.
Brenda pak ditësh pritet që zyrtarët e kompanisë të lançojën një listë përfundimtare me aktorët dhe të dalin datat e xhirimeve për ‘The Eternals’. /revistawho.com