Pas dy vitesh mungesë rikthehet më në fund në ekranin e “Vizion Plus” spektakli i vallëzimit ”Dancing with the stars”, i cili ka në fokus kërcimin e personazheve të njohur me balerinë profesionistë. Teksa të gjithë jemi kuriozë se kush do të jetë prezantuesja e emisionit, burimet për “Gazetën Express” e kanë konfirmuar atë. Formatin jemi mësuar ta shohim nën moderimin e Amarda Toskës, por duke qenë se ajo është në pritje të fëmijës së dytë, duket se produksioni do i besojë spektaklin aktores e modeles së famshme shqiptare, Almeda Abazi. Ky emër është lakuar shumë kohë më parë, madje shenjat për një bashkëpunim mes aktores dhe afërsisë me këtë kompani mediatike janë dhënë prej kohësh. Kujtojmë që në qershor ‘Revista Living’ i dedikoi Almedës kopertinën e faqes së saj si dhe një sërë xhirimesh pas dasmës. /revistawho.com