Më herët ju njoftuam se në zonën e ish-Bllokut në Tiranë janë helmuar 18 persona, klientë të një restoranti. 10 prej tyre janë shtruar në spital me të vjella, diarre e temperaturë të lartë. 8 të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar. Mësohet se policia ka nisur hetimin për të zbardhur këtë ngjarje. Sipas “Lapsi.al” restoranti ku u helmuan rëndë klientët është “Artigiano” që ndodhet në zonën e “Librit Universitar” në kryeqytet. Po ashtu raportohet se policia ka pezulluar punën e këtij restoranti.