Fabrizio Corona ka zbuluar se Fedez kishte një të dashur prej vitesh para se të takonte Chiara Ferragni. Një marrëdhënie që nuk u përjetua asnjëherë publikisht sepse Angelica Montini, nuk donte të ekspozohej kaq shumë. Corona ka zbuluar se ehe ditën e dasmës me Chiarën, Fedez e ka telefonuar Angelicën për t’i thënë se e do dhe se do të hiqte dorë nga gjithçka për të, duke prishur martesën.
Më 1 shtator 2018, pesë minuta para se të ngjiteshin në altar, Fedez u mbyll në banjë për të telefonuar Angelicën. Ai i tha: “Të dua, nëse më thua të heq dorë nga gjithçka, heq dorë”.
Ajo iu përgjigj: “Edhe unë të dua, por jam e gatshme të qëndroj në hije”.
Ky version, sipas Coronas, konfirmohet nga një audio e Angelica Montini, të cilën ish-paparaci e bëri publike: “Po, është e vërtetë.”
Por si e ka zbuluar Chiara Ferragni të vërtetën për Angelica Montini? Corona tregon një episod që ka ndodhur ditën pas natës së San Sanremo. Sipas ish-paparacit, Fedez ende nuk ishte mirë. Chiara e ka telefonuar për fëmijët. Ai, duke menduar se po fliste me Coronan, ka bërë një rrëfim të gjithçkaje. Dhe është ndjerë keq vetëm pas marrjes së një mesazhi nga Chiara: “Je një bastard”