Modelja bukuroshe Kendall Jenner ngjall gjithmonë kuriozitet për jetën e saj private.
Kohët e fundit mediat kanë arritur të zbulojnë të dashurin sportist të modeles me një të shkuar aspak të lehtë.
Ai quhet Blake Griffin dhe është basketbollist i NBA dhe e shkuara e tij ka filluar të kthehet në problem. Ai është hedhur në gjyq nga ish-partnerja e tij pasi ajo hamendëson që basketbollisti ka lënë pas dore familjen për Kendall.
Burimet raportojnë se Blake ka refuzuar të paguajë për fëmijët e tij dhe ish- të fejuarën shumën 173 milion $ siç ishte rënë dakort në vitin 2017.