Shumë emra janë diskutuar, por emri i prezantueses së Përputhen këtë vit ka qenë surprizë. Ajo nuk u përfol asnjëherë dhe vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon. Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave: Megi Pojani.
Megi do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen”. E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:
“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”








