Arilena Ara, këngëtarja e talentuar e cila po ngjit shkallët e suksesit një e nga një, bëri bujë me performancën e këngës ‘Nëntori’ para shumë të pranishmëve në Moskë. Dhe gjatë gjithë kohës e udhëtimeve ajo ka pranë një person shumë të rëndësishëm për të. Bëhet fjalë për menaxherin e saj, Popi Kolën, i cili është i pandashëm nga Arilena. Në një foto ku shfaqet dorë për dore me të, Arilena ka shkruajtur: ‘Përgjithmonë’. Raporti mes tyre ka nisur që në ‘X-factor Albania’.