Ylli i muzikës pop, Madonna, gjithmonë ka qenë në qëndër të vëmendjes nga mediat. Pas dëshpërimit që kaloi se humbi kujdestarinë e djalit, tashmë ajo po përflitet se është e lidhur me një djalë 30 vjet më të ri. Një burim ka thënë se ata kanë qenë bashkë dhe më parë, e tani janë kthyer përsëri. Djali punonte në një dyqan në Londër dhe thuhet se e ka shoqëruar Madonnën gjatë turneut, duke hequr dorë nga çdo gjë për të.







