Jeta e saj private ka përbërë gjithmonë kuriozitet, kjo edhe për shkak të faktit se ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar në deklarata… Eranda Libohova, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, mësohet se prej disa kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me një djalë disa vjet më të ri… Ka qenë gazeta “Panorama” ajo që ka publikuar fotot e çiftit, në të cilin bëhen bashkë arti me sportin, sepse i dashuri i ri i Erandës është basketbollist.