Whitney Houston ka patur një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e saj Bobbi Kristina Brown por në një dokumentar të publikuar së fundmi “Autopsy: The Last Hours of Bobbi Kristina Brown”, është zbuluar marrëdhënia e hidhur mes këngëtares së famshme dhe të bijës.
Në trajlerin e publikuar nga “Radar Online”, eksperti i personazheve publik Ian Halperin pretendon se Bobbi Kristina njëherë ka tentuar të godasë me thikë nënën e saj. Ky incident ka ndodhur kur Bobbi Kristina ishte vetëm 14-vjeç. Pasi tentoi të vristë nënën e saj, ajo preu damarët e saj ku si pasojë përfundoi në spital./topalbaniaradio