Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë nga një grup shkencëtarësh çekë në jug të Shqipërisë! Ata kanë gjetur një liqen termal nëntokësor, që është konsideruar si më i madhi në botë për nga sipërfaqja e zbuluar deri tani. Ky liqen, i quajtur “Liqeni Neuron” sipas fondacionit që financoi kërkimin, është gjetur në Leskovik, në vendin e njohur si Lugina e Vromoerit, në anën shqiptare të kufirit me Greqinë.
Në vitin 2021, shkencëtarët zbuluan një sistem të gjerë shpellash, të cilat përmbanin burime të shumta termale që lëshonin avull dhe ujë të nxehtë. Gjatë hetimit të burimeve, ekipi identifikoi një humnerë mbi 100 metra të thellë, të cilën e emëruan “Atmos”.Në fund të kësaj humneres u gjet liqeni termal më i madh në botë. Ai ka një gjatësi prej 138 metra dhe një gjerësi prej 42 metra. Perimetri i liqenit është 345 metra dhe mund të mbajë deri në 8,335 metër kub ujë të nxehtë.