Babai i Alda Canaj, babai i adoleshentes që ishagjenti i SHISH Marjan Rroku e vrau së bashku me mamanë në vitin 2001, ka dorezuar ne prokurori kallezim penal per moderatorin Ardit Gjebrea. Në kallezim penal, Fasni Canaj akuzon Ardit Gjebrean për fyerje me transmetimin e intervistës që i mori në qeli Marjan Rrokut dhe kërkon nga gjykata që Gjebrea të dënohet me burg. “Panorama” ka siguruar kallëzimin, ndërkohë që çështjen e ka marrë në ngarkim avokati, Saimir Visha. “Të dënohet me burg Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”, është një prej kerkesave të babait i cili humbi gruan dhe vajzën në vitin 2001. Në padi, i ati numëron me radhë gjithë arsyet ku e mbështet kallëzimin e bërë ndaj televizionit dhe moderatorit Gjebrea. Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar. Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.
Ja kallëzimi i babait të Aldes ndaj TV Klan:
I/E NDERUAR Z/Znj PROKUROR/E!
Unë Faslli Hasan Canaj, lindur në Greshicë të Mallakastrës dhe banues ne Tiranë parashtroi kërkesën e mëposhtme për të hapur një kallëzim penal dhe ndaj TV Klan si më poshtë. Ju drejtohem me kete kallezim, si organ kompetente e percaktuar ne ligj bazuar ne nenin 48 te K.Pr.Civile., per nisjen e hetimeve ndaj Televizionit Kombetare Klan, per kryerjen e vepres penale te “Fyerjes” e kryer publikisht, parashikuar nga neni 119/b e K.Penal, kryer nga ana e te kallezuarit. Më datën 28.02.2016 në këtë TV në emisionin e Ediela Shqiptare, me moderatator Ardit Gjebrea është transmetuar një emision në orën e pasdrekes, dhe në orët e vona të darkës si dhe gjatë gjithë edicionit të lajmeve dhe të nesërmen ‘‘24 orë në burg’’, emision që i kushtohej kriminelit, shpallur me vendim gjykate të të tria shkallëve, Marjan Rroku. Marjani është vrasësi i vajzës sime Alda Canaj dhe gruas Mbarime Canaj, më 29 mars 2001. Kjo vrasje ishte një vrasje e paralajmëruar prej gati dy vjetësh, për të cilën shteti kishte dijeni të plotë, para kryerjes së krimit. TV Klan përmes Ardit Gjebresë bëri një emision gati tridhjetë minuta me kriminelin duke na terrorizuar dhe duke na risjelle ate ngjarje te dhimbshme per familjen time te ndodhur rreth 15 (pesembedhjete) vjet me pare.
Se pari për emisionin ne nuk kemi patur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve sa që nuk mund ta përshkruajmë.
Së dyti ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa lejen tonë e cila është minorene dhe nuk duhej përdorur. (Neni 35 I Kushtetutes se Republikes se Shqiperise)
Së treti ka përdorur emrin e vajzës së madhe duke treguar dhe vendbanimin pa kontaktuar me asnjë nga ne.
Së katërti ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës dhe varrezave përsëri pa na pyetur. (Neni 8 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut)
Së pesti kemi patur telefonata dhe edhe në rrjetet sociale se të gjitha i ka bërë se ka marrë shuma marramendëse parash. Le të verifikohet në është e vërtetë apo jo?
Së gjashti ka shtrembëruar të vërtetën, thënë vetëm nga një palë, duke e paraqitur ngjarjen si të rastësishme pa kërkuar të vërtetat sipas dokumentave. Duke pasur parasysh çka u citua me larte, ku konstatohet ekzistenca e te gjithe elementeve te figures se kundravajtje penale “te fyerjes”, te parashikuar nga neni 119/b i Kodit Penal. Ne kushtet ku “fyerja” eshte bere publike nepermjet (mediave vizive e te shkruara, e rrjeteve sociale), tregon qarte qe vepra eshte konsumuar plotesisht nga ana e te kallezuarit, Televizionit Klan.
Ne lidhje me kete kundravajtje penale mendoj se eshte cenuar nderi dhe dinjitetin i personit tim, me eshte cenuar vlerësimi qe opinion shoqëror ka për personin tim dhe te familjes time dhe per kete fakt ndihem i fyer kur dikush përhap thënie te rreme ne dëmin tim e te familjes time. Ne keto kushte mendoj se një fakt i tillë është pjesë e elementeve te veprës penale te fyerjes (anës objektive).
I akuzuari ka konsumuar kater elementet e vepres penale te “Fyerjes” parashikuar nga neni 119/b I Kodit Penal :
- I akuzuari me ane te emisionit “E Diela Shqiptare” ne kete televizion, ka kane cenuar rende figuren time dhe te familjes time, me ane te thenieve te paverteta te publikuar, per nje ngjarje te ndodhur 15 vite me pare. Duke i krijuar hapsira, shtetasit Marjan Rrokaj qe te fyente me theniet e tij, kujtimin e vazes time te vdekur, duke shtremberuar te verteten. ( CD e emisionit “E Djela Shqiptare” e dates 28 Shkurt 2016)
- Thenie qe dihen se jane te rreme, te paverteta, te genjeshterta mbi vajzen time (viktima e ceshtjes qe trajtohet nga emisioni tek “E Djela Shqiptare). Thenie te cilat kane ndikuar ne menyre te drejperdrejte ne gjendjen time shendetesore e mendore. Ne nje shkalle te tille qe qe nga ajo dite kur kam pare emisionin, date 28 shkurt 2016 te transmetuar ne Televizionin Klan, nuk arrij qe te dal as ne lagje pasi te gjithe me shikojne si “viktime”, apo si person qe nuk arriti qe te mbroje familjen e tij edhe pse e dinte rrezikun qe po i kanosej asaj. Edhe gjendja ime mendor eshte renduar shume, pasi qe nga ajo dite nuk po arrij qe te beje nje nate te qet me gjume, per shkak te shqetesimeve qe me jane krijuar, pas publikimit te asaj interviste.
- Demtim i imazhit te te mbrojturit prej meje ndikon ne uljen nderit, dinjitetit dhe personalitetit te tij dhe i cili eshte bere qellimisht nga ana e ketij televizioni. Por ka demtuar edhe rende dinjitetin e tij, personalitetin tij si familjare. Sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe : “nder” do te thote emri i mire qe gezon dikush, teresia e vetive morale te njeriut qe shfaqen ne sjelljet dhe ne veprimet e tij, “Reputacion” do te thote i mire i dikujt, “Personalitet” do te thote teresia e vecorive dallies psiqike, te karakterit, te sjelljes e te veprimtarise se njeriut. Keto thenie te rreme kane cenuar integritetin, nderin dhe dinjitetin e te mbrojturit prej meje, duke ulur figuren e tij perpara mbare opinjonit shoqerore.
- Te gjitha keto elemte konsumojne anen objektive dhe anen subjektive (dashja e drejperdrejte) te vepres penale te parashikuar nga neni 119/b te K.P te cilet se bashku me elemente te tjere te konsumuara si: objekti, subjekti passjellin fajesine e te akuzuarit Televizioni Kombetare Klan.
Përhapja e thënieve dhe informacionit te rreme cenojnë nderin dhe dinjitetin e te dëmtuarit akuzues. Informacioni i paraqitur ne daten 28 Shkurt ne emisionin “E djela Shqiptare”, ne Televionin Klan, nuk luajnë një rol informues pasi ai nuk rezultojnë të jete i vërtete, pasi e drejta eshte faktuar me nje vendim gjyqesore dhe ky televizion nuk kishte arsye qe kerkonte “prova” te reja, te paverteta, qe ne fund te fundit solli vetem nje shqetesim dhe nje cenim te figures time dhe ate te familjes time. Perhapja e thenieve te tilla si: “Babai i Aldes me kercenonte vazhdimisht…ku me kerkonte qe te largohesha nga shqiperia..”, ku ky fakt nuk eshte aspak i vertete, “Nderkohe e motra e Aldes, Ornela, nuk kish lene gure pa levizur qe Marjani te kapej edhe matane oqeanit dhe ne fakt dicka kish levizur..”, ne nje kohe ku ne cdo gje ia kishim lene ne dore shtetit qe ta zgjidhte ate ceshtje, “…Tani qe jam ketu brenda vetem per 24 ore, them Marjani eshte penduar dhe duhet te dali…”, duke na krijuar nje shqetesim real per mua dhe familjen time, duke na rikthyer edhe nje here ne ditet e erreta te 15 viteve me pare. Thenie keto qe jane te paverteta.
Përhapja e këtyre deklarimeve, ne shpërdorim te lirisë se shprehjes, është bërë e qëllimshme, për te rritur audiencn apo shikueshmerine e televizionit, nëpërmjet denigrimit e njollosjes se nderit dhe reputacionit te te dëmtuarit akuzues. I akuzuari, Televioni Klan dhe drejtuesit te emisionit “E Djela Shqipetare”, mbart te gjithë kapacitetin intelektual e profesional, për te kuptuar peshën e deklarimeve te tij faktike, nevojën për ti mbështetur ato ne prova ose te dhëna mjaftueshmërisht te sakta e te besueshme, përgjegjësinë qe mund te mbante ne rast te kundërt dhe cenimin që i bën nderit dhe dinjitetit te të dëmtuarit akuzues nëpërmjet deklaratave te tilla.
Mbrojtja e te dhenave personale te individit, edhe nje e drejte e sanksionuar dhe ne KEDNJ ne nenin 8 te tij, percaktohet se : Mbrojtja e te dhenave personale eshte e nje rendesia themelore e gezimit te jetes private dhe familjare nga nje individ, dhe si rezultat i zbulimit te tyre ndaj paleve te treta ose publikut perben nje nderhyrje te rende ne jeten private te personit. Interesi publik ne zbulimin e informacionit duhet te jete me i madhe se e drejta e individit per jeten private, duke patur parasysh qellimin per publikimin e informacionit. Ku risjellja ne kujtese e nje ngjarje te dhimbshme te 15 viteve me pare, nuk besojme qe ka interes per asnje person ne ditet e sotme.
Por cila ka qene arsyeja e publikimit te kesaj interviste, pervec shkaktimit te demi me te madh, si nje vdekje te dyte per vajzen time te mitur?
Ne nenin 6 te KEDNJ eshte sanksionur respektimit i te drejtes se jetes private te te miturit ne procedimin penal, qe parashikon perjashtimin nga parimi i publicitetit te gjykimit, ne rastet kur e kerkojne interest e te miturve. Ne keto raste e drejta e jetes private behet mbizoteruese ndaj asaj te publicitetit. Dhe imponon shtetet te respektojne te drejten e te miturit per jeten private te tij.
Ne nenin 35 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise e cila percakton qe, “..Mbledhja, perdorimi dhe berja publike e te dhenave rreth personit behet me pelqimin e tij…..”Ne keto kushte nuk e kuptoj arsyen se perse ky Televizion duhet te perhapte nje informacion te tille, per nje ngjarje qe ka ndodhur 15 vite me pare !?Ne cilesine e proves materiale do te paraqesim:
- Certifikate e trungut familjare
- Certifikate e vdekjes se vajzes
- Ekzaminimin Teknik Nr. 03.03 te CDse, te emisionit “E Djela Shqiptare” te transmetuar date 28 Shkurt 2016, ne Televizionin Kombetare Klan.Mbetem me shprese qe kjo kerkese e imja te shqyrtohet me objektivitet nga ana juaj! KALLZUESI
Faslli CANAJ